Zjarr në një servis në Pogradec, digjen 6 makina, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Pronari person problematik (FOTO)


Gjashtë automjete janë djegur në Pogradec, pasi një servis u përfshi nga zjarri.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm, 25 mars në fshatin Leshnicë.

Burime nga policia bëjnë me dije se flakët përfshinë  rrethimin e jashtëm të servisit në pronësi të Geri Pengu.  Për pasojë janë djegur 6 automjetet që jepeshin me qira.

Nga të dhënat e para, dyshohet se zjarrvënia mund të ketë qenë e qëllimshme.

Burime për Ora News bëjnë me dije se nga kamerat e sigurisë që ndodhen në zonë janë parë persona të afrohen dhe të kenë hedhur benzinë mbi automjetet duke i vënë zjarrin.

Pronari njihet si person problematik në fushën e narkotikëve. Sipas informacioneve, kanë tentuar edhe herë të tjera që t'i vendosin zjarrin mjeteve.

Dyshohet se janë më tepër se 2 persona autorë të ngjarjes, ndërsa policia po punon për t'i identifikuar.

Zjarr në një servis në Pogradec, digjen 6 makina, dyshohet

Zjarr në një servis në Pogradec, digjen 6 makina, dyshohet

Zjarr në një servis në Pogradec, digjen 6 makina, dyshohet

Zjarr në një servis në Pogradec, digjen 6 makina, dyshohet