Murrizi: Berisha ka humbur më shumë zgjedhje se Basha, kriza jo te numri i humbjeve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Mars 2022, 22:02
Në Drejt nga Luan Rama në RTV Ora, ish-deputeti Myslim Murrizi u shpreh se Berisha ka humbur më shumë zgjedhje se Basha.
Sipas tij, pas zgjedhjeve të 2015-tës PD mori të tatëpjetën dhe se nga vitet 2014-2019 nga qendra e PD-së drejt degëve nuk iu është dhënë një tollon nafte.
Murrizi: Berisha ka humbur më shumë zgjedhje se Basha. Unë nuk e shoh krizën në PD nga numri i humbjeve. Pas zgjedhjeve të 2015 PD mori të tatëpjetën. Nga 2014-2019 nga qendra e PD degëve nuk iu është dhënë një tollon nafte. Duhet stimuluar gara brenda partisë, kemi një sistem të mbyllur.

