Hoxha: Shkaku i krizës në PD mungesa e analizës së humbjes së zgjedhjeve, shumë heshtën
Në Drejt nga Luan Rama në RTV Ora, deputeti demokrat Flamur Hoxha u shpreh se 25 prilli ishte një masakër zgjedhore dhe qeverisja e tanishme nuk e ka kredon morale për të qeverisur këtë vend.
Sipas tij, kriza e sotme në PD ka ardhur nga mungesa e analizës për humbjet e këtyre zgjedhjeve dhe nga heshtja e figurave të vjetra në parti.
Hoxha: Në zgjedhjet e 2021 isha drejtuesit i qarkut të Kukësit dhe morëm një rezultat ndër më të mirat në vend dhe më bëri të ndihem keq pse nuk arritëm fitoren e 25 prillit. Ajo ishte një masakër zgjedhore dhe qeverisja e tanishme nuk e ka kredon morale për të qeverisur këtë vend.
Kjo situatë ka ardhur si pasojë e djegies së mandateve dhe marrëveshjeve. Unë jam i irrituar pse nuk u bë një analizë sepse shkaku i krizës sot, nuk është ata që kanë ardhur sot për janë ata që kanë shumë vite në parti dhe heshtën për këtë situatë.

