Kryetari i ri i PD, Mziu: Berisha mund të jetë kandidat, pse jo dhe fitues nëse demokratët e duan

Deputeti i PD, Xhelal Mziu, teksa ka komentuar situatën brenda PD, shprehet se në krye të kësaj force politike do donte të ishte një person i tretë, dhe as Lulzim Basha apo Sali Berisha.

Në një intervistë për Ora News, Mziu tha se nëse Berisha mundet të jetë demokratë në garë por edhe fitues nëse demokratët e duan.

Xhelal Mziu: Do të doja të ishte një person i tretë në këtë momente. E them këtë jo se nuk kam besim tek potencialet as të Berishës as të Bashës, por në fund të fundit është vota ajo që duhet të përcaktoj. Berisha mundet që të jetë një kandidat në garë, pse jo dhe fitues nëse demokratët e duan. T’i bashkohen të gjithë PD për të shpëtuar nga kjo e keqe e madhe që është rilindja.  

Përsa i përket vendimit për përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar, Mziu u shpreh: 

“Nuk isha dakord dhe për 9 shtatorin sepse fundi i fundit ishte në opozitë. Mundet të gjendej një mundësi tjetër që shmangej ky lloj kolapsi në PD. 25 prilli ishte një maskaradë zgjedhore."