Mandia: Nuk kishte demokraci në kryesinë e PD-së, vetëm fjalime të gatshme që i bënin qejfin kryetarit
Në Drejt nga Luan Rama në RTV Ora, Ledina Mandia anëtare e komisionit të rithemelimit u shpreh se në kryesinë e PD-së nuk kishte demokraci.
Ajo tha se ka parë një mbledhje me skenar dhe me fjalime të gatshme nga kolegët të cilët nuk kishin mendimet e tyre personale, por i bënin qejfin kryetarit.
Mandia: Basha më ka ftuar që të isha pjesë e PD-së për sekretariatit dhe e pranova si kërkesë. Kur isha e përfshirë në mbledhjen e kryesisë së PD-së pashë se asgjë nuk ishte demokratike. Unë isha një person teknik dhe djathtë që isha për herë të parë aty.
Kam parë një mbledhje me skenar dhe me fjalime të gatshme nga kolegët të cilët nuk kishin mendimet e tyre personale, por i bënin qejfin kryetarit. Këtu ishte ndarja e madhe. Ndërsa zhgënjimi i madh ishte se kur shkuan njerëzit në Air Albania njerëzit u përjashtuan.
