Audi luksoz përplaset me murin rrethues të banesave, dy të plagosur në Lezhë
Nga Elvis Hila Përditësimi i fundit 24 Mars 2022, 19:01
Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin e vjetër rrugor Lezhë-Laç, pranë fshatit Zejmen.
Një automjet "Audi" luksoz ku udhëtonin tre persona ka humbur kontrollin dhe është përplasur me muret rrethuese të banesave.
Nga aksidenti kanë marrë lëndime dy persona. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.
