Rama në Bruksel, tre kuaj të zi shfaqen para Kryeministrisë

Rama në Bruksel, tre kuaj të zi shfaqen para Kryeministrisë

Tre kuaj të zi të vendosur para Kryemninistrisë kanë tërhequr sot vëmendjen e qytetarëve.

Instalacioni mësohet se është pjesë e ekspozitës  “Leviatani mekanik” e cila do të çelet ditën e sotme në Qendrën për Hapje dhe Dialog.  

Autori i Ekspozitës është artisti Ergys Krisiko.

Krijesa mitologjike e Leviatanit është një përbindësh nënujor i përmendur për herë të parë në Testamentin e Vjetër Biblik. 

Ashtu si dhe është shpjeguar në tekstin kuratorial, kjo krijesë është simbol i fuqisë së madhe krijuese të Zotit, por ka edhe anën e errët, pasi shihet gjithashtu edhe si një bishë demoniake dhe e aftë për të vrarë.

Që publiku të ndiejë praninë e veprës, e të reflektojë rreth fuqisë së “Leviatanit”, nëse ajo është e errët apo e padëmshme,  jashtë kryeministrisë vendosen edhe tri kuajt.

Pyetja që shtrohet në tekstin shoqërues lidhur me tri krijesat që kanë një pamje të qetë, e qëndrojnë “duke ngrënë bar”, është : E nëse këta mbretër të natyrës së egër nuk kanë frikë përballë Levatianit të madh, pse duhet të ketë vizitori?