Mziu: Bashkimi i demokratëve element i rëndësishëm për të qenë gati në zgjedhjet 2023
Deputeti i PD Xhelal Mziu, teksa ka folur për mbledhjen e Kryesisë së PD ditën e djeshme është shprehur se qëndrimi i tij i vetëm ka qenë që demokratët duhet të bashkohen.
Në një intervistë për Ora News, me gazetarin Everest Dedaj, Mziu shprehet se demokratët duhet të bashkohen në mënyrë që të mundin mazhorancën.
Xhelal Mziu: Qëndrimi im ka qenë koherent në marrëdhënie me konfliktin që kishte ndodh brenda PD. Unë kam qenë jashtë atij konflikti që në njëfarë mënyrë do ta quaj konflikt të padëshiruar për asnjë demokrat. Situata në të cilën ndodhet PD duke u ndarë në dy kampe shkon në të keqe PD-së. Qëndrimi im ka qenë dhe mbetet vetëm 1 bashkimi i demokratëve. Duhet të dalim përtej të djathtës. Vetëm në këtë mënyrë ne mundet të bëhemi mazhorancë që ta mundim këtë qeveri e cila është kthyer në kriminale për shqiptarët. Duhet një bashkim, jo vetëm mekanik, por duke filluar që nga themeli.
Ndër të tjera ai thotë se bashkimi i PD është i rëndësishëm për të qenë të gatshëm për të konkurruar në zgjedhjet e vitit 2023.
Xhelal Mziu: Bashkimi i PD është shumë i rëndësishëm. Duhet një grup i përbashkët për të luajtur rolin e negociatave. Bashkimi është një element të rëndësishëm për të qenë e gatshme për të konkurruar për zgjedhjet e 2023.
Përgatiti Anila Kolgjini.
