Berisha: Urgjentisht të ndërpritet çdo lidhje mes Institutit të Statistikave dhe Qeverisë

Ish-kryeministri Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit, në seancën plenare për miratimin e programit të statistikave zyrtare për vitin 2022-2026" , ka hedhur akuza duke thënë se INSTAT është institucion varet nga qeveria.

Në fjalën e tij, Berisha kërkon ndërprerjen e çdo lidhje midis institutit të statistikave me qeverinë.

Sali Berisha: Europa të gjithë statistikat që merr nga INSAT- duke besuar se ky institucion nuk varet nga qeveria. Neni dhe ligji e ngarkon drejtorin që të operojë me përputhje të plotë me ligjin e parlamentit. Kjo është statistika e mashtrimit. Janë bërë investime të mëdha për atë institucion. Kërkoj urgjentisht ndërprerjen e çdo lidhje midis institutit të statistikave dhe agjencisë së mashtrimit të qeverisë shqiptare. 

I bëj thirrje INSTAT me urgjencë të konsideroj bashkëpunimin e tij me institutin e statistikave të Shqipërisë shndërruar tashmë në instrument të qeverisë shqiptare në dhunim flagrant të këtij vendi por edhe marrëveshjes së mirëbesimit që instituti ka me Eurostatin. Duhet të marrë fund njëherë e mirë marrja e parlamentit nga qeveria.

Ai ka hedhur akuza të forta duke thëne se INSTAT publikon shifrat qe i jep qeveria, ndërsa shton se duhet të ndërpritet urgjentisht dhënia e inflacionit nga ky institucion. 

Sali Berisha: INSTAT jep shifrat që jep qeveria. Të ndërpritet urgjentisht dhënia e inflacionit nga ky institut dhe ministria e financave, dhe t’i kaloj ekskluzivisht banjës së shtetit. Një inflacion që është mbi 20% shpallet 7 %.

Berisha është ndalur dhe te rritja e çmimeve, ku ka fajësuar qeverinë. 

Sali Berisha: Çështja e çmimeve ka kompensimin. Rritja e çmimeve është qeveritare për shkak të monopoleve të krijuara. Nuk shpëtoni dot duke u bërë si personazh i gogolit. Tregoni pak mëshirë për qytetarët shqiptarë pastaj prodhoni statistikat si të doni. Mos luani me statistikat.