Nesër vendimi për statutin e Berishës, Garo: Bardhi sulm të pashembullt ndaj gjyqtarit, do përgjigjet para ligjit
Gjykata e Tiranës do të shqyrtojë nesër kërkesën e grupit të Berishës për të regjistruar statutin e miratuar në Kuvendin e thirrur prej tij më 11 Dhjetor.
Grupi i Rithemelimit akuzon sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, se po sulmon gjyqtarin e çështjes Agron Zhukripër të ndikuar në vendimmarrje.
Zëdhënësja, Floriana Gara, paralajmëron se Bardhin se po kryen vepër penale dhe do vendoset para ligjit.
"Sot, para vendimit te gjykates per Kuvendin e Partise Demokratike te dates 11 Dhjetor 2021 deputeti Gazmend Bardhi ka ndermarre ndaj gjykatesit te çeshtjes nje sulm kercenues te pa shembullt qe nga sulmi ndaj kolegjit zgjedhor te Edvin Rames ne vitin 2007.Deputeti Bardhi me sulmin dhe kercenimet e tij publike ndaj gjykatesit para dhenies se vendimit po kryen nje veper te rende penale, per te cilen ai do te vendoset para ligjit. Partia Demokratike denon me ashpersine me te madhe kete qendrim te pa-denje qe perben veper flagrante penale dhe shton se sulmi i Bardhit ndaj gjyktesit, shpifjet, dhe trillimet e tij lidhen para se gjithash me çeshtje te tija personale me ligjin per te cilat ai mban pergjegjesi direkte, dhe nuk kane asnje lidhje me Partine Demokratike dhe normat e saj".
Kërkesa do të shqyrtohet nesër në orën 10.30 dhe ky mund të jetë një moment kyç për fatin e PD, pasi nëse gjykata njeh statutin e Berishës, do të zhbëhet statuti i Bashës dhe vendimet e marra në Kuvendin e mbledhur prej tij.
Kuvendi i thirrur nga Berisha, miratoi me ngritje dore ndryshimet në Statut, duke e bërë të pamundur verifikimin e votës së 4934 delegatëve të pranishëm. Ndryshimet në Statut përfshijnë gati një parti të re, duke zhbërë strukturat drejtuese që ishin, më shkarkim të nënkryetarëve, me logo dhe vulë të re të partisë.
Ndër ndryshimet më të rëndësishme, është neni që detyron kreun e Partisë që në rast se humb zgjedhjet e përgjithshme të largohet dhe në rast se humb zgjedhjet lokale të kalojë në votëbesim.
Në këtë statut, Berisha riktheu referendumin e anëtarëve për vendime të rëndësishme, pikë që e futi në fuqi vetëm një javë më pas, duke zhvilluar referendumin për shkarkimin e Lulzim Bashës.
Ndërkohë që pak ditë më parë gjykata regjistroi statutin e Bashës të korrikut 2021.