Shehu: PD në një krizë, nisi në 2017, me çadrën e lirisë, tani të bisedojmë për bashkëpunim
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Mars 2022, 21:44
Në Drejt nga Luan Rama në RTV Ora, ish-ministri demokrat Tritan Shehu u shpreh se Gazment Bardhi, edhe pse ministër drejtësie, deklaron një vendim që nuk është dhënë ende nga gjykata.
Ai theksoi se PD tashëm është në një krizë dhe se kjo e fundit nisi në vitin 2017, me çadrën e lirisë dhe se djegia e mandateve ishte gabim i madh.
Shehu: Bardhi, një ish ministër drejtësie, deklaron një vendim që nuk është dhënë ende nga gjykata. Kryen një akt të paprecedent, kërcënon gjyqtarin për Kuvendin e PD.
PD në një krizë. Kriza nisi në vitin 2017, me çadrën e lirisë. Djegia e mandateve ishte gabim i madh. Tani duhet të ulemi të bisedojmë e të nisim bashkëpunimin
