Veliaj “mashtron” kryeqytetasit, banorët “bllokojnë” Kuvendin: Pse i jep tendera Gaz Pajës? Duam banesat tona

Teksa në parlament dështoi interpelanca e thirrur nga opozita për çështjen e banesave të prekura nga projektet e Bashkisë së Tiranës, ai i zgjerimit të Unazës së Madhe dhe rindërtimit, banorët kërkojnë dëmshpërblimin për pronat që preken nga këto projekte.

Banorët e Laprakës, Paskuqanit dhe 5-Majit janë mbledhur sërisht në protestë, ndërkohë që në parlament po zhvillohej seanca plenare e thirrur nga Albana Vokshi dhe Flamur Noka lidhur më këtë çështje.

Kërkesa e tyre është e njëjta që e kanë bërtitur prej më shumë se 4 muajsh, një marrëveshje e cila siguron një banesë të re për ta.

"Përsa kohë nuik kemi nënnshkruar një kontratë, kontrata nuk a vlerë juridike nuk kemi pse firmosuim dhe nuk ka kush pse të vijë të ndërtojë atje."

"Nuk ka asnjë transparencë si për projektin, si për çfarë do bëhet me ne."

Por, sipas tyre, edhe pse Bashkia e Tiranës tashmë duhet të kishte një plan të qartë, ende nuk ka konkatuar asnjë banor.

Prandaj peshën kryesore të kësaj situate ata ja faturojnë kryebashkiakut Veliaj.

"Pse kam qëndruar 20 vjet në kurbet dhe kam blerë një shtëpi, unë kriminel i madh. Ndërsa Erion Veliaj që u jep atyre nga 130 mijë metra ndërtim dhe nga 30 mln euro atij aktorit të Portokallisë. Bashkia e Tiranës në Breg të Lumit ka ndërtuar pallate, ka prona boll aty bosh, kujt ja jep dyqanet në kat të parë."

Të pakënaqur, banorët shprehen se do të përshkallëzojnë protestat.

"Do shkojmë ti zëmë pragun e derës atij deputeti që guxon të marrë vendim kundër qytetarëve."

Nga parlamenti lidhur më këtë çështje deputetja Albana Vokshi ka replikuar me ministren Belinda Balluku, ndërsa është shprehur se propaganda e qeverisë nuk i strehon dot qytetarët.