Motori del nga rruga në aksin Himarë-Sarandë, humb jetën drejtuesi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Mars 2022, 21:29
Një tjetër viktimë në rrugë si pasojë e aksidentit.
Mbrëmjen e sotme në rrugën nacionale Himarë-Sarandë, në vendin e quajtur "Ura e Borshit", motomjeti me drejtues shtetasin A. B., 40 vjeç, banues në Qeparo, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, ku si pasojë ka humbur jetën drejtuesi.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
