Aksident në Tiranë/ Makina përplaset me motorin, humb jetën një person

Një aksident me vdekje ka ndodhur pasditen e sotme në afërsi të TEG-ut në Tiranë.

Policia bën me dije se mjeti me drejtues shtetasin B. D, është përplasur me një motomjet.

Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën drejtuesi i motomjetit.

 

“Më datë 24.03.2022, në afërsi të TEG-ut, janë përplasur mjeti me drejtues shtetasin B. D., me një motomjet me drejtues ende të paidentifikuar, dhe si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën drejtuesi i motomjetit.”- njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.