Berisha s'e lëshon foltoren, Gjiknuri: Po kruajnë kokën të mëdhenjtë e botës ju doni zgjidhje tek Edi Rama

Për gati 5 minuta ish kryeministri Sali Berisha refuzoi të lëvizte nga foltorja në të cilën doli për të marrë fjalën në replikë ndaj ish ministrit të Energjetikës Damian Gjiknuri.

Mes tyre ka pasur një replikë por me mikrofon të mbyllur.

Ndërkohë para Berishës Gjiknuri tha se qeveria po merr të gjitha masat për të përballuar këtë krizë e cila është tepër e vështirë dhe ka ngritur të gjithë botën në këmbë.

 “Qeveria do të luajë të gjitha kartat menjëherë?  Po bën gjithçka dhe po monitoron krizën. Ne nuk e dimë çfarë sjell lufta. Askush nuk e di, apo dolëm ne parlamenti shqiptar dhe i dhamë zgjidhje?! U mblodhën 3 – 4 herë NATO në periudhën e fundit për të diskutuar qoftë nga aspektet e sigurisë dhe ekonomisë. Po kruajnë kokën, kokat më të mëdha të botës dhe po thonë si do përballojmë këto pasojat e krizës, ndërsa ju doni ti gjeni të gjitha zgjidhjet tek Edi Rama. Bënu realistë. Kjo qeveri po monitoron situatën. Këto ka në dorë. Edhe ato bordet vërtet duken masa të rrepta por i kërkon koha. Nuk dimë sa do të shkojë. Nuk dua të kërcënoj por as të përpah panik.

Gjiknuri tha gjithashtu se opozita duke mbështetur teorinë e heqjes së taksave po kërkon të vijë në pushtet si gjeli majë plehut pasi ka shkatërruar çdo gjë.  thirrjeve për pranverën e protestave të Sali Berishës, Gjiknuri tha se nuk do ia dalë.

“Një qeveri e përgjegjshme nuk I hedh të gjitha kartat njëherësh. Patjetër rritja e çmimeve mund të ketë ndikime në shumë sektorë të tjerë por mund të zvogëlohet dhe puna publike.Por çfarë duhet të bëjë qeveria të heqë të gjitha taksat, të harxhojë të gjitha e më pas të ngrejë duart që të përmbushet skenari o burra nuk kemi bukë të hamë hajde dilni përmbysni qeverinë. Pse me politikën e korbave do të vini në pushtet?

Ti nuk vjen e nuk vjen por as këta që pretendojnë. E do tokë të djegur, skemi më bukë të përmbyset qeveria e ai të shkojë si gjeli tek plehu e të shpëtojë situatën. Kjo është papërgjegjshmëri. Ndryshe ato pranverat e shqiptarëve që ti do mund të kthehen në pranvera kobzezë që vetëm ti në mëndjen tënde vazhdon të imagjinosh por ne nuk jemi për këtë."