Lezha përkujton klerikët atdhetarë

Lezha përkujtoi dy klerikët zadrimor Dom Gjon Gazulli dhe Dom Nikoll Gazulli, të persekutuar e vrarë nga regjimet e kohëve që jetuan për shkak të qëndrimeve për fe e atdhe.

Klerikët Dom Gjon Gazulli dhe Dom Nikoll Gazulli të vrarë nga regjimet e kohës kur jetuan për shkak të qëndrimeve fe e atdhe u përkujtuan në monumentin që u kushtohet në Dajç të Lezhës.

Dom Gjon Gazulli, martir i Kishës u pushkatua gjatë kohës së mbretit Zog me 5 mars të vitit 1927, pasi kundërshtoi marrëveshjen e tij me serbët, për të ashtuquajturin, “bashkim personal të Shqipërisë me Jugosllavinë.

Ndërsa Dom Nikollë Gazulli u pushkatua pa gjyq 20 vite më vonë, nga regjimi komunist.

" Të vlerësoj sot figura të tilla është sa obligim dhe krenari, por nga ana tjetër ndiej një dhimbje në brendësi të shpirtit kur mendohen se fundi tragjik i tyre i 12 orëve që nuk u shuan kurrë, kur erdhi nga dy sisteme politike që drejtuan vendin tonë në periudha të ndryshme."
Klerikët Zadrimor i shërbyen Zotit, duke i shërbyer njerëzve.

Dom Gjon Gazulli hapi shkollën e parë të përzier djem-vajza, myslimanë e të krishterë, ndërsa Dom Nikollë Gazulli ishte, studiues, albanolog, etnograf, leksikograf, historian dhe zotërues i disa gjuhëve të huaja dhe autor i disa botimeve.

" Ky vend do jetë një vend bashkim, një vend përkujtimi dhe kur në atë mënyrë heqet një pluhur i pllakosur me vite e me shekuj nga gazullorët e parë që askush nuk e bëri, por e bëri Dajci në bashkëpunim me priftin e zonës dhe bamirësat e tjerë që na ndihmuan pa kursyer."

Aktiviteti mbajtur në memorialin e gazullorëve bëri bashkë studiues, drejtues vendorë dhe banorë të zonës.