Me 72 doza kanabis në makinë dhe banesë, arrestohet 29-vjeçari në Gjirokastër

Sekuestrohen 72 doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa në Gjirokastër. Në pranga ka rënë poseduesi i drogës, 29-vjeçari me iniciale E. C, banues në fshatin Dhëmblan të Tepelenës.

"Ky shtetas u arrestua pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, tip "Benz", në lagjen "18 Shtatori", Gjirokastër, u gjetën doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa".

Gjithashtu, nga kontrolli i ushtruar në banesën e këtij shtetasi, u gjetën dhjetëra doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa. 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 72 doza me lëndë të dyshuar narkotike, një automjet dhe një aparat celular.  

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme procedurale.