Tiranë, ushtronte lojëra fati përmes telefonit, arrestohet 45-vjeçari

Policia e Tiranës ka goditur një tjetër rast i aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e lojërave të fatit.

Gjatë operacionit policor të koduar "Fati i lojërave" është arrestuar në flagrancë 1 shtetas që ushtronte këtë veprimtari.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, kanë evidentuar një rast të ushtrimit të kësaj veprimtarie, nëpërmjet lotarive sportive. Në përfundim të veprimeve hetimore u arrestua në flagrancë shtetasi: - P. A., 45 vjeç, për veprën penale "Organizimi i lotarive të palejuara".  Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, ky shtetas u konstatua duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, nëpërmjet lotarive sportive, në një lokal në rrugën "Petrit Radovicka".” – bën me dije policia.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një aparat celular që dyshohet se përdorej për ushtrimin e aktivitetit të lojërave të fatit. 

 Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.

Tiranë, ushtronte lojëra fati përmes telefonit, arrestohet