Sherr në kalçeto, adoleshenti qëllon me thikë 26-vjeçarin

Një 17-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi akuzohet se goditi me mjet prerës një 26-vjeçar.

Sipas njoftimit të bluve, pas një konflikti për motive të dobëta, në një kalçeto në Kamzë 17-vjeçari, K.C ka  goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin Sh. A., 26 vjeç.

26-vjeçari është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.