Vau i Dejës: I vënë tritol në derën e shtëpisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Mars 2022, 15:03
Një sasi lënde plasesë ka shpërthyer në derë të banesës së një 66 vjeçari në fshatin Stajkë në bashkinë e Vau të Dejës.
Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 01:00 të natës por është njoftuar mesditën e sotme rreth orës 11:00
Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale në portën e oborrit të banesës.
Banesa është në pronësi të Antonio Plaushani.
Burimet bëjnë me dije për Ora News se një grup forcash xheniere nga Tirana kanë kryer ekspertime e ndërsja janë në pritje të rezultateve.Antonio Palushani nuk nihet si përson problematik. Policia ka vijuar me shoqërimet por ende nuk ka persona të arrestuar.