Nis "çlirimi" i PD-së, hiqen dyert e blinduara. Berisha flet për blofe, Grida Duma akuzon Alibeaj

Pas kërkesave në mbledhjen e kryesisë në fillim nga Helidon Buashati dhe më pas dhe nga anëtarë të tjerë, kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj ka vendosur të heqë fortifikimet në selinë e PD-së.

Edhe deputeti Ervin Salianji ka kërkuar të njëjtën gjë duke u shprehur se heqja e dyerve të blinduara është një mesazh për hapjen e PD-së.

Një veprim i tillë vjen si sinjal për kthimin e normalitet dhe përpjekjes për të vendosur paqe mes demokratëve.

Nis "çlirimi" i PD-së, hiqen dyert e blinduara. Berisha

Puna ka nisur me derën qendrore ku ka qenë hyrja kryesore për në zyrën e kryetarit të PD. Këto masa u morën më 6 janar, 2 ditë para protestës së thirrur nga Sali Berisha për marrjen e godinës së PD.

Edhe Sali Berisha flet për dialog e konstruktitivtet mes demokratëve por kur vjen puna tek kërkesa që ai të tërhiqet dhe të mos synojë kreun e PD-së gjërat ndryshojnë.

"Kush ka idera e mendime ti shtrojnë e të rrafshohen në grupin parlamentar. Por askush nuk ka autoritet që të ndryshojë 11 dhjetorin I cili u konfirmua më 6 mars" tha Berisha.

Berisha tha se Lulzim Bashën iku dhe bashizmi që simbol ka shkeljet dhe moszbatim të statutit dhe flet për bllofe.

Sali Berisha: “Mos harroni bashizmi ishte doktrinë e dhunimit të statutit dhe institucioneve. Ai u arkivua së bashku me dorëheqjen e Bashës. Askush nuk mund të mendojë të paraqesë sikur ekzistojnë dy formacione politike. Ekziston një. Me bllofin nuk mund të luhet. Luan sot vetëm një dyshe Baton Stanishic e Preç Zogaj që mbushin xhepat tek zyrat e Fugës” tha Berisha në një prononcim për median nga oborri i parlamentit.

Nga ana tjetër deputetja Grida Duma i ngre akuzat ndaj Alibeaj për të cilin tha se doli me një deklaratë për 3 pika për të cilët nuk ishte dakordësuar mes deputetëve.

Grida Duma: Nuk ka pasur një dakordësi të grupit të PD, ne kemi qenë shumë luajal edhe ditën që kemi bërë takimin, kur Basha nuk ishte dorëhequr,vendimi i grupit duhet të ishte i dakordësuar, vendim grupi kur nuk është gjysma e grupit nuk ka, nuk kërkojmë kushte kur kërkojmë bashkim, negociata prodhon rrethana të reja dhe këto duhet të prodhojnë bashkimin. Nuk mund të ketë kushte kur kërkojmë bashkim.

Bashkimi tha Duma duhet të nisë nga një grup që nuk përjashton asnjë përfshi dhe Berisha. 

Të premten debati në PD do të marrë një velë tjetër pasi gjykata do të vendosë se kujt i takon vula zyrtare pasi do të shqyrtojë ndryshimet e statutit që u miratuan në kongresin e 11 dhjetorit.

Nis "çlirimi" i PD-së, hiqen dyert e blinduara. BerishaNis "çlirimi" i PD-së, hiqen dyert e blinduara. BerishaNis "çlirimi" i PD-së, hiqen dyert e blinduara. Berisha

Nis "çlirimi" i PD-së, hiqen dyert e blinduara. BerishaNis "çlirimi" i PD-së, hiqen dyert e blinduara. BerishaNis "çlirimi" i PD-së, hiqen dyert e blinduara. Berisha