Është koha e kanabisit, zbulohet "shtëpi bari" në Kurbin, kapet tregtari i farës së Elbasan

Sezoni i kultivimit të bimëve narkotike ka nisur dhe operacionet e policisë po tregojnë se tentativat janë shtuar. Në 24 orët e fundit janë zbuluar një laborator i rritjes me llampa dhe një tregtar i farës së bimës narkotike.

Një shtëpi bari është zbuluar në Kurbin.

Laboratori i kultivimit të bimëve narkotike përmes ngrohjes me llampa ishte ngritur në katin e parë të banesës së 24 vjeçarit Ylli Pali në Fushë Milot.

Për këtë veprimtari kriminale sipas policisë ai bashkëpunonte me Dean Gegën, 28 vjeç, banor i zonës.

Ata kishin vendosur aty llampa elektrike termike dhe pajisje të tjera dhe  po rrisnin 271 bimë narkotike kanabis sativa.

Kur policia mësyni për kontroll Dean Gega u kap duke i shërbyer kanabisit, ndërsa Ylli Pali u shpall në kërkim pasi i shpëtoi arrestimit.

Gjatë kontrollit, u gjeten 2.5 kilogram kanabis dhe pajisje që përdoren për rritjen e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura.

Shtëpia e barit furnizohej nga një lidhje e paligjshme energjie, ndaj në prangat e policisë përfundoi edhe faturisti i OSHEE, Xhovani  Ndreca, 53 vjeç.

Ndërkohë 44.380 fara të dyshuara kanabis u sekuestruan nga policia e Elbasanit në kuadër të operacionit të koduar “GRIQAN 2022”.

Në pranga përfundoi 20 vjeçarit Bernis Murati,i cili sipas policisë veçse kultivonte vetë bimë narkotike, shiste farë tek persona të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Në banesën e të riut po ashtu u gjetën disa bimë të kultivuara në gota plastike dhe municion luftarak!

Një 20 vjeçar banor i fshatit Griqan u vu nën hetim për moskallëzim krimi, ndërsa hetimet vijojnë për të zbuluar persona të tjerë të përfshirë në kultivimin e bimëve narkotike .