Ndodhi në Tiranë/ Burri e dhunoi dhe e hodhi nga ballkoni i katit të tretë, gruaja e raportoi si aksidentale

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Tiranë ku burri ka shtyrë gruan duke e hedhur nga ballkoni I katit të tretë dhe më pas e ka shitur ngjarjen si vetëvrasje. Sipas policisë hetimet zbardhën të vërtetën nisur nga denoncimet e banorëve dhe dëshmia kontradiktore e 62-vjeçares ndërsa në pranga ka rënë bashkëjetuesi I saj me akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë.

Një ngjarje e raportuar si aksidentale në zonën e Kamzës ka rezultuar se ka qenë e qëllimshme ku burri ka shtyrë gruan nga ballkoni. Komisariati nr 5 në kryeqytet ka bërë arrestimin e një 62-vjeçari pasi dyshohet se në sherr e sipër ka shtyrë nga ballkoni të shoqen duke i shkaktuar dëmtime fizike.

Ngjarja është regjistruar më datë 11.03.2022. Fillimisht shtetasja me iniciale V. H. ka kallëzuar se është rrëzuar aksidentalisht, nga kati i tretë i pallatit. Nisur nga deklarimet e dyshimta policia ka vijuar veprimet hetimore nga të cilat ka rezultuar së rrëzimi i shtetases V.H ka qenë një akt i qëllimshëm.

Sipas burimeve mësohet se çifti në fjalë prej kohësh bashkëjetonin më njëri-tjetrin në zonën e Kamzës e ndërsa kishin filluar edhe përplasjet në çift.

Tashmë ndaj 62 vjeçarit më iniciale D. I., rëndon akuza e "Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare" mbetur në tentativë. Ndërsa për sa i -përket gjendjes shëndetësorë të bashkëjetueses së 62-vjeçarit raportohet se ajo ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.