Çmimet fusin në sherr Spahon e Alibeajn, Balla flet për Berishën
Duket e largët bashkimi i dy fraksioneve të demokratëve. Një ditë pasi kryesia e PD-së vendosi ngritjen e një grupi pune për bashkimin e demokratëve dhe ftoi dhe foltoren të bashkohet, në seancën e sotme në kuvend përçarja ishte e dukshme.
Deputeti demokrat Edmond Spaho, anëtarë i Komisionit të Rithemelimit kërkoi që seanca të niste me interpelancën e kryeministrit për rritjen e çmimeve. Nga ana tjetër kryetari i komanduar i PD-sës Enkelejd Alibeaj këmbëngul që Kuvendi të respektojë rregulloren dhe të vijonte me mocionin e debatit siç është vendosur në konferencën e kryetarëve.
Spaho akuzoi dhe Ballën se po bën zëdhënësin e opozitës por nuk replikoi me Alibeajn.
Më pas kërkesa e Spahos u hodh në votim por u rrëzua me votat e maxhorancës. Deputetët demokratë nuk votuan.
Pjese nga debati
Taulant Balla: E kuptoj që e keni pak Sali nga brenda por merr kot. Që ty të ka hyrë Saliu brenda ka hyrë e po të del. Mocionet me debat janë një seancë e posaçme. Opozita në konferecën e kryetarëve kërkoi të kishte një seancë të posçme. Për axhendë të Kuvendit u la që séance e sotme të zhvillohet në dy pjesë. Pjesa e parë çështja e mocionit me debat nga grupi I PD-së dhe séance e dytë do të niste me cështjen që kërkoni. Konferenca vendosi që në orën 10:00 të niste me pikën e parë. Ky është vendim megjithatë ju keni bërë një kërkesë për ndryshim të rendit të ditës. Siguroni në këtë sallë 2/3 që ta bëni këtë gjë.
Enkelejd Alibeaj: E rëndësishme është që të respektojmë rregulloren, sepse ajo rregullore përcakton bashkëjetesën në parlament. Unë kam paraqitur një mocion për për rritjen e çmimeve. Është më e udhës që në këtë parlament ti dedikohemi diskutimit dhe votimit e mbajtjet të qëndrimit. Duke respektuar rregulloren të nisim me të gjitha çështjet në çdo kohë e në çdo orë. Rregullorja të respektohet strikte.
Edmond Spaho: Zoti Balla më çudisni që merrni fjalën për çështje që i takojnë opozitës dhe bëni fanatikun. Ka një 7 muaj që këtë punë po bën, por nuk ët nxjerr kjo në selamet, kot lodhesh. Sot ka një seancë, jo dy sepse një rend dite kemi. Për më tepër kemi rregulloren e cila nuk lë asnjë shteg, është e prerë. Zhvillohet si pikë e parë e rendit të ditës në seancën e javës pasardhëse. Pika e parë duhet të jetë Interpelanca që është kërkuar me kryeministrin. Shikoni punët tuaja, mos u merrni me punët e tjetrit. Apo të ka hyrë frika nga Berisha edhe? Ty të ka hyrë se del këtu dhe merresh me opozitën, bën "zëdhënësin" e opozitës.
Tritan Shehu: Balla mund të kërkojë të bëjë protektorin e opozitës por nuk i takon të bëjë. Nuk ju takon të hyni në role jashtë grupit të maxhorancës.

