“Do punoj për Shkodrën”, Ademi: 6 marsi dëshmoi se lufta pa sens brenda llojit s’na çon në fitore
Ish- kryebashkiakja e PD në Shkodër, Voltana Ademi, është shprehur se është militante e PD dhe që do vazhdojë të punojë për vendin ku dhe ka lindur.
Në një lidhje të drejtpërdrejt, në Ora News, Ademi tha se situata brenda PD është e rënduar.
Voltana Ademi: Për ne ka qenë një fushatë intensive, bashkëveprimi dhe sfide. Duke parë të gjithë aspektin politik të vendit, ishte një rezultat mëse i merituar.
Pavarësisht situatës shumë të vështirë, u dëshmua se kishim të drejt. Vazhdoj të jem një militante dhe aktiviste e PD,. Kështu kam qenë dhe do jem gjithmonë. Duke qenë shkodrane do jetoj në Shkodër dhe do punoj për vendin tim. Do vijoj të kem angazhimin tim profesional. Ne kemi një situatë të rënduar brenda PD.
Ademi ka komentuar edhe zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit, duke thënë se këto zgjedhje ishin një mësim për PD.
Ndër të tjera ajo theksoi se 6 marsi dëshmoi se lufta brenda PD, nuk na çon askund.
Voltana Ademi: Mendoj se 6 marsi ishte një mësim shumë i mirë për të gjithë ne, për drejtuesit e PD. 6 marsi dëshmoi se kur jemi të ndarë nuk jemi të fituar. Nëse nuk hapim dyert nuk arrijmë të fitojmë, nëse nuk ka një sistem meritokracie ne nuk jemi të fituar. Dëshmuam me 6 mars se lufta brenda llojit pa sens, nuk na çon askund. 6 marsi dhe ajo që po ndodh, tregoi problemet që kishim në PD.
Intervistoi Anila Zyberaj, përgatiti Anila Kolgjini.
