Bie një dron në oborrin e shtëpisë në Mitrovicë, nuk dihet kujt i takon
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Mars 2022, 17:56
Ky është droni që ra sot në oborrin e një shtëpie në lagjen Bair të Mitrovicës.
Deri më tani ende nuk dihet se kujt i takon ky dron. Droni mësohet se ka rënë pranë një makine. Autoritetet e sigurisë nuk kanë konfirmuar asgjë akoma.
Dëshmitarët për mediat vendse kanë thënë se dronin tashmë e ka marrë policia.
Fotot e dronit janë postuar në rrjetin social në “Facebook” nga A. Sylejmani.


