Katër javë luftë/ Mbrojtja britanike: Rusët po riorganizohen, do sulmojnë me precizion

Janë mbushur katër javë që nga dita kur Rusia sulmoi Ukrainën në 24 shkurt. Forcat ruse kanë bombarduar disa qytete edhe në harkun e 24 orëve të fundit.

Disa persona mbetën të lënduar në kryeqytetin e Kievit si pasojë e sulmeve të vazhdueshme ndaj qendrave tregtare dhe zonave të tjera me prani të lartë njerëzish.

Një zyrtar ukrainas i këshillit të rajonit të Kersonit ka dhënë alarmin se nga muaji prill banorët do të blejnë me monedhën zyrtare të Rusisë.

Rajoni i Kersonit u mor nën kontroll të plotë nga forcat ruse dhe tashmë është pranuar edhe nga pala ukrainase.

Sipas zyrtarëve vendas, pagesat për administratën do të bëhen në rubla dhe jo në monedhën vendase gvirnja.

Ministria e Mbrojtjes së Britanisë së Madhe thotë se trupat ruse po lëvizin nga veriu në jug për të rrethuar trupat ukrainase në lindje të vendit.

Sipas mbrojtjes britanike, trupat ruse po përparonin nga Kharkivi në veri në drejtim të Mariupolit në jug.

Mbrojtja britanike shton se përparimi rus në kryeqytet mbetet në vend numëro.
Ata dyshojnë se ushtria e Moskës po kryejnë një periudhë organizimi përpara se të rifillojnë operacionet sulmuese në shkallë të gjerë.