Këshilltari i Zelenskyt kërkon sanksione më të ashpra dhe të menjëhershme ndaj Rusisë

Oleg Ustenko, këshilltar ekonomik i Volodomyr Zelensky, ka thënë se asetet e ngrira të Rusisë dhe rezervat e Bankës Qendrore, sipas aleatëve të huaj të Ukrainës, arrijnë një vlerë rreth 300 miliardë dollarë.

Ustenko i tha Al Jazeera se asetet mund të përdoren për ndërtimin e Ukrainës, duke shtuar: "Megjithatë, kjo nuk mjafton, pasi çdo ditë e re lufte rrit çmimin që na nevojitet për rindërtim".

“Prioriteti ynë tani është të ndajmë asetet e ngrira ruse – të destinuara për luftë – për rindërtim”, tha këshilltari.

Ai tha gjithashtu: “Ne besojmë fuqishëm se aleatët tanë në Evropë dhe SHBA duhet të vendosin më shumë sanksione të ashpra ndaj Rusisë. Kjo nuk lidhet vetëm me përfitimet ekonomike dhe nuk do të thotë vetëm se nuk kemi më shkëmbime tregtare si më parë, por duhet të nënkuptojë edhe që statusi aktual duhet të ndryshojë. Dhe kjo është një anë civile e gjërave që ata duhet t'i përmbahen.”