Aleatët perëndimorë po zhvillojnë diskutime që Rusia të përjashtohet nga G20

Aleatët perëndimorë po diskutojnë nëse Rusia duhet të përjashtohet nga grupi G20 të ekonomive kryesore.

Megjithatë, ka të ngjarë që çdo përpjekje për të përjashtuar Rusinë do të ishte e pamundur pasi kundër do të ishte Kina, India apo Arabia Saudite.

Prandaj, vendet po vlerësojnë që të mos zhvillojnë takimet ee G20 këtë vit në shenjë proteste kundër pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

"Ka pasur diskutime nëse është e përshtatshme që Rusia të jetë pjesë e G20," tha një burim i lartë i G7.