Të shtënat në pushimin e pranverës, Miami Beach shpall emergjencën dhe futet në shtetrrethim
Mijëra të rinj amerikanë udhëtojnë në Florida çdo pranverë gjatë pushimit të semestrit, dehen, kërcejnë gjatë gjithë natës, drogohen dhe dalin jashtë. Kjo është të paktën klisheja televizive që qarkullon për të ashtuquajturin pushim pranveror.
Por e vërteta është se dhuna është përhapur mes njerëzve që i bashkohen këtij eventi prej vitesh.
Vetëm fundjavën e kaluar, pesë persona u plagosën nga të shtënat në Miami Beach, edhe pse rreth 371 policë ishin në detyrë.
Disa oficerë janë plagosur duke patrulluar party-t javët e fundit.
Kryebashkiaku Dan Gelber për këtë arsye ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.
Nga e enjtja deri të hënën ka një shtetrrethim midis mesnatës dhe orës gjashtë të mëngjesit, ashtu si vitin e kaluar.
"Nuk mund të durojmë më," tha Gelber.
“Ne nuk kërkuam pushime pranverore. Ne nuk e reklamojmë atë. Ne nuk e mbështesim. Ne vetëm e vuajmë atë.”


