Zelensky thotë se 100,000 njerëz janë ende të bllokuar në "ferrin" e Mariupolit

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky deklaroi se një e katërta e popullsisë - ose 100,000 njerëz - janë ende të bllokuar në "kushte çnjerëzore".

Mariupol ka qenë objektiv i sulmeve të vazhdueshme nga forcat ruse për shkak të pozicionit të tij strategjik përgjatë kufirit jugor të Ukrainës.

Prej javësh tashmë, qyteti është granatuar. Një raport i Human Rights Ëatch i publikuar të hënën e përshkroi qytetin si "një peizazh ferri i ngrirë i mbushur me trupa të vdekur dhe ndërtesa të shkatërruara".

Pa ushqim. Pa ujë. Pa ilaç. Nën granatimet e vazhdueshme, nën bombardimet e vazhdueshme. Ndërkohë imazhet e reja satelitore nga firma Maxar Technologies tregojnë dëmtimet e qytetit Mariupol.