Corriere della Sera: Zelensky kërkon ndërmjetësimin e Papa Françeskut për ti dhënë fund luftës

Gazeta italiane Corriere della Sera, duke iu referuar bisedës së sotme telefonike mes presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe Papa Françeskut, shkruan se qeveria ukrainase ka kërkuar ndërmjetësimin e Papës për t'i dhënë fund luftës.

Më konkretisht, sipas shtypit italian, presidenti Zelensky gjatë bisedës telefonike theksoi se sa i rëndësishëm do të ishte roli ndërmjetësues i Selisë së Shenjtë për t'i dhënë fund kësaj sprove të tmerrshme njerëzore.

Që nga fillimi i pushtimit rus e deri më sot, Papa Françesku dhe presidenti ukrainas kanë biseduar tre herë. 

“Papa theksoi se Selia e Shenjtë po lutet dhe po bën gjithçka që është e mundur për të ndaluar luftën”, tha ambasadori i Ukrainës në Vatikan.

Mediat italiane raportuan se Ati i Shenjtë kishte zgjedhur "t'i kushtonte Rusisë dhe Ukrainës zemrën më të pastër të Virgjëreshës", me një lutje të veçantë që do të bëhej të premten.