Biden "zbarkon" sot në Evropë, takohet me liderët e NATO-s, BE-së dhe G7
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Mars 2022, 10:06
Presidenti Joe Biden pritet të mbërrijë të mërkurën në Evropë ku do të takohet me liderët e NATO-s, Bashkimit Evropian dhe G7-s.
Sipas medieve ndërkombëtare të cilat citojnë burime nga Shtëpia e Bardhë, Biden do të caktojë sanksione ndaj 300 ligjvënësve të Dumës ruse të Shtetit si edhe do të njoftojë sanksione të reja kundër Rusisë në samitin e NATO-s që do të mbahet të enjten.
Të premten, Presidenti amerikan do të vizitojë Varshavën ku do të takohet për herë të parë që nga marrja e detyrës me presidentin polak Andrej Duda, pasi Polonia u bë shteti kryesor i BE-së që ka pritur më shumë se 2 milionë ukrainas që nga 24 shkurti.
