U mbajt peng për 5 ditë nga forcat ruse, lirohet gazetarja ukrainase

Një gazetare ukrainas, e cila sipas raportimit të mediave të huaja, e cila po mbahej peng nga forcat ruse është liruar.

Në një deklaratë të publikuar sot, gazeta ukrainase Hromadske tha se një nga gazetaret e tyre, Victoria Roshchyna, u lirua nga trupat ruse ditën e djeshme. Ajo ishte kapur në datën 16 mars.

Ajo aktualisht ndodhet në zonën që kontrollohet nga qeveria ukrainase, ndërkohë që mësohet se do të udhëtojë për në Zaporizhia, ku duhet të takojë të afërmit e saj.