Prokuroria: 121 fëmijë të vrarë dhe 167 të plagosur nga pushtimi rus

Zyra e prokurorit të Ukrainës thotë se që kur Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt, 121 fëmijë janë vrarë dhe 167 janë plagosur.

Një vajzë nëntë vjeçare dhe një djalë 14 vjeçar ishin ndër viktimat më të fundit; ata u vranë në pjesën e kontrolluar nga ukrainas të rajonit Donetsk, sipas deklaratës së zyrës të bërë në kanalin e saj Telegram.

Deklarata shtoi se më 17 mars, një ushtar rus vrau një burrë në sy të djalit të tij 14-vjeçar në periferi të Kievit, Bucha. Djali është i plagosur dhe aktualisht po trajtohet, thuhet në njoftim.

Ai tha gjithashtu se më shumë se 220 shkolla dhe 155 kopshte janë dëmtuar nga bombardimet, shkruan Al Jazeera.