“Bashkimi demokratëve”, Noka tregon lëvizjen e Berishës pas dorëheqjes së Bashës

Deputeti Flamur Noka është shprehur se demokratët po kërkojnë bashkim.

Në një intervistë për Ora News, deputeti ka reaguar dhe lëvizjen e Sali Berishës, duke thënë se ky i fundit do të nisë një tur në të gjithë Shqipërinë për bashkimin e demokratëve.

Deputeti theksoi se PD është e hapur për të gjithë deputetët përshirë edhe ata që sipas Nokës  kërkojnë asgjësimin e PD, duke lënë të nënkuptohet se fjala është për Bashën dhe mbështetësit e tij.

Flamur Noka: Demokratët po kërkojnë bashkim. Sali Berisha së bashku me Komisionin e Rithemelimit do të ndërmarrë një tur përbashkues. Dera është e hapur. 5 pengjet që janë brenda në bunker, derën e kanë të hapur. ne nuk jemi si brava., nuk përjashtojmë askënd. Kushti i vetëm është vota dhe sovrani. Hajde bashkohemi dhe ecim për të rrëzuar regjimin.

Intervistoi Arnold Kariqi, përgatiti për online Anila Kolgjini.