Dorëheqja e Bashës, Pollo: Litari është lënë zvarrë. Ja çfarë do ndihmonte që të kishim një opozitë të bashkuar
Deputeti i PD, Genc Pollo, është shprehur se PD gjatë 30 viteve të saj ka pasur një progres të jashtëzakonshëm, ndërkohë shton se në këtë forcë ka ende probleme që duhen zgjidhur.
Genc Pollo: Gjatë 30 viteve, ka pasur progres të jashtëzakonshëm, ka pasur disfata të demokracisë. Është një mësim që mund të nxirret nga këto 30 vjet, që asnjë gjë në këtë botë, nuk është e garantuar,s e do të jetë e mirë dhe e garantueshme. E ardhmja është përgjegjësi e njerëzve. 30 vite pas 22 marsit kur u themelua PD, shikojmë problem që i diskutojmë.
Pas 30 vitesh jemi në kushte pak më ndryshe, më të vështira dhe duhet një ndërgjegjësim i dhe përpjekje e re që të ngjallë një forcë të re që të marrë kthesë.
Në një intervistë për Ora News, Pollo ka komentuar edhe dorëheqjen e Lulzim Bashës, nga kreu i PD, duke thënë se deklaratat që po bëhen pas lëvizjes së djeshme(21 mars), litari është lënë ende zvarrë.
Ai thotë se nëse vazhdohet me këto deklarata, në Kuvendin e 30 prillit nuk do të ketë bashkim të demokratëve.
Genc Pollo: Dorëheqja e Lulzim Bashës do të doja që të kishte qenë një akt pozitiv, por nga sa dëgjuam litari është lënë zvarrë. Nuk e di nëse me ato deklarata në fund të muajit mund të kemi një bashkim të të gjitha grupeve të PD. Megjithatë do shikojmë si do të zhvillohen gjërat. Ajo që do e ndihmonte një opozitë të bashkuar në Shqipëri, të gjithë deputetët që për arsye të ndryshme kanë qenë afër Lulzim Bashës, deri javët e fundit, të bashkohen me vullnetin e shumicës.
Pollo ka treguar dhe tre dëmet që i ka bërë Lulzim Basha, PD.
Genc Pollo: Dëmi super i madh që Basha i bëri PD, ishte vendimi personal për të djegur mandatet, dhe për të bojkotuar zgjedhjet lokale. Kjo solli dëmin tjetër, mos-ndodhjen e rotacionin më 25 prill të vitit të kaluar. Po mos të kishte ndodhur kjo shanset që Basha të ishte kreu i qeverisë nuk do të ishin dhe aq të vogla. Dëmi i tretë është se pas 25 prillit, Basha me thonj e me dhëmbë u kap pas karriges së kryetarit deri ditën e djeshme.
Megjithatë uroj që ato që po lexohen lart e poshtë të mos të jenë të vërteta që dorëheqja është e rrem. Koha do ta tregojë.
Intervistoi Anila Zyberaj, përgatiti Anila Kolgjini.
