Seancë "e nxehtë" të enjten, debat me mocion për çmimet, dy interpelanca me Ramën dhe Ballukun

Seanca plenare e ditës së enjte, pritet të shoqërohet me debate të nxehta.

Debati me mocion për rritjen e përgjithshme të çmimeve dhe masat e marra nga qeveria e kërkuar nga grupi parlamentar i PD-së si dhe interpelanca me kryeministrin Edi Rama e kërkuar  nga një grup deputetësh janë spostuar nga seanca e kaluar për këtë të enjte.

Në rend ditë është gjithashtu një interpelancë me ministren Balluku e kërkuar nga deputetët Vokshi dhe Noka.

Ndërkohë deputeti i LSI-së, Petrit Vasili, do të prashtrojë disa pyetje për ministrin e Brendshëm Çuçi.

Në seancë nuk do të mungojnë as diskutimet jashtë rendit të ditës ku koha në dispozicion e parashikuar është 60 minuta.

 

Dokumenta bashkëngjitur