Përhapet gripi i shpendëve, ministria e Bujqësisë: 120 mijë shpendë të groposur deri tani, vezët janë hequr nga tregu

Zëvendës ministrja e Bujqësisë, Ermira Gjeci në një deklaratë për mediet lidhur përhapjen e gripit të shpendëve u shpreh se po vijon elemimimi i shpendëve të sëmurë dhe asgjësimi i tyre në njësitë e konfirmuara të prodhimit nga laboratori i referencës ISUV.

Gjeci: Deri tani kanë ngordhur 340 mijë shpendë, 338426 ekzaktësisht. Procesi i groposjes vijon me ritme të shpejta. Aktualisht po respektohen të gjitha procedurat për shuarjen e vatrës, po kryhet tamponimi i zonës sipas nivelit të rrezeve, po komunikohet risku për fermerët dhe veterinerët e zonës. Vijon monitorimi i situatës në të gjithë Shqipërinë. Jemi në gatishmëri. 

Ne nuk pretendojmë që mos kemi më influencë aviare. E rëndësishme është që të marrim gjithë masat për parandalimin e kësaj sëmundjeje. Fokusi jonë është të shpëtojmë fokusin e shpendëve. Është një sëmundje e cila nuk transmetohet nëpërmjet ushqimeve tek konsumatori. Deri tani janë groposur 120 mijë shpendë deri tani. Pjesa e dëmshpërblimit është e parashikuar në ligj dhe vjen pas një hetimi që bëhet për të arritur në konkludimin e shkak-pasojës.

Çfarë masa do merren për të kontrolluar nënproduktet e shpendëve?

Gjeci: Shërbimi veterinar është në terren duke monitoruar në të gjithë Republikën e Shqipërisë dhe të dhënat që kemi momentalisht raportojnë që nuk kemi raste të evidentuara. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është në terren çdo ditë. Është në zbatim të planit të vet, janë tërhequr të gjitha vezët nga tregu, pavarësisht se ne kemi thënë që nuk janë të rrezikshme.