Një ditë pas dorëheqjes/ Basha kthehet në zyrë, Alibeaj nuk nxiton për negociatat

Pas dorëheqjes së Lulzim Bashës selia blu ka mbetur në duart e kryetarit të Enkelejd Alibeaj, i komanduar nga Sekretari i Përgjithshëm Gazmend Bardhi.

Me detyrën për të bashkuar demokratët, Alibeaj mendon që negociatat me Foltoren do të nisin me kushtin që Berisha të largohet nga vendimmarrja e PD.

“Do të kemi kohë për të biseduar për të gjitha procedurat e rëndësishme është sensi i mirë"   

Por në ditën e parë të punës, Alibeaj nuk ka arritur të punojë në zyren që është përdorur nga Lulzim Basha si kryetar.

I larguar nga detyra, por Basha nuk ka hequr ende dorë nga zyra e tij. Edhe në ditën e pushimit ai ka mbërritur në seli, në hyrjen e së cilës u përball me grupimin e 90’ të cilët e uruan për dorëheqjen.

Bislim Ahmetaj: Urime për dorëheqjen

Derisa PD të caktojë emrat për të negociuar me komisionin e rithemelimit, proces që sipas Alibeaj nuk bëhet duke nxituar, Sekretari i Përgjithshëm mendon që formula për bashkimin e demokratëve shkon përtej çdo egoje individuale.

“Partia bashkohet kur secili prej nesh kapërcejnë veten për interes të PD-së”

Pas takimit me njëri-tjetrin në ambjentet e brendshme në PD, Alibeaj u largua drejt Selisë së Shenjtë të Bektashinjve, ndërsa Lulzim Basha mbeti brenda godinës së fortifikuar të selisë blu, pas 9 vitesh jo më si kryetar.