Nafta mori tatëpjetën sërish, qytetarët i druhen një rritje tjetër të ushqimeve

Sot në të gjitha pikat e tregtimit një litër naftë shitet me 221 lekë/litër nga 205 lekë/litër që ishte prej 6 marsit.

Ndërsa një litër benzinë shitet 211 lekë/ litri nga 206 lekë që ishte më parë.

Një ditë më parë pritej vendimi i Bordit të Administrimit që do përcaktonte çmimet tavan, por pas mbledhjes askush nuk ka njoftuar për rritjen por sipas burimeve rritja ka ardhur si pasojë e rritjes së çmimit në bursë. 

Qytetarët thonë se qeveria duhet të marrë masa të menjehërshme pë të ndaluar abuzimin e çmimeve ndërsa u frikësohen një rritje tjetër të ushqimeve bazë.