Aktivizohet sërish një vatër zjarri në Tropojë, rrezikohen banesat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Mars 2022, 15:20
Pas shuarjes dhe neutralizimit të zjarrit në Kam të Tropojës është aktivizuar përsëri për shkak të erërave të forta.
Sipas Shërbimit të Pyjeve të Bashkisë së Tropojës, si rrjedhojë e riaktivizimit, zjarri ka dalë jashtë kontrollit, pasi është favorizuar edhe nga erërat e forta.
Si pasojë e zjarrit rrezikohen dhe banesat që janë aty afër pasi flakët po përhapen me shpejtësi.
Mësohet se rrezikohen banesat në Kam dhe në Qorraj. Po punohet me mjete rrethanore për ndalimin e përhapjes së flakëve drejt banesave ndërsa janë djegur sipërfaqe me kullota dhe dushk.
Kërkohet ndërhyrje e specializuar nga forcat e MZSH për vënien nën kontroll të plotë të flakëve. Deri tani nga Bashkia e Tropojës janë angazhuar 20 forca.
