Majk tregon për herë të pare gjërat më të çmendura qe ka bërë për fansat

Këngëtari Majk ka qenë i suksesshëm me të gjitha këngët që ka realizuar dhe numëroj mijëra fansa. I ftuar në studion e Why?Not në RVT Ora me moderatoren Roza Lati, Majk tregon se cilat janë gjërat më t çmendura që ka bërë për fansat.

Majk: Respekt për të gjithë ata që ma dëgjojnë muzikën, i vlerësoj shumë, sidomos ata që më kanë ndjekur që nga fillimi i karrierës deri tani hap pas hapi. Më rrinë afër për gjithçka. Normalisht që përveç këngëve kam bërë për ta edhe gjëra që...kam shkuar nëpër festa private, kam shkuar edhe në shtëpi të fansave që e adhurojnë muzikën time. Përveç koncerteve që nuk i iki asnjëherë asaj pjesës. Edhe nëse jam shumë i lodhur nuk përtoj gjysmë ore t'i kaloj me fansat, të bëj foto. Është gjithmonë kënaqësi të jesh afër fansave.