Zelensky tregon kush është vendi i duhur për bisedime me Putinin

Izraeli po bën përpjekje për të ndërmjetësuar midis Ukrainës dhe Rusisë dhe mund të jetë vendi pritës i takimit të nivelit të lartë për të siguruar paqen, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Duke iu adresuar parlamentit izraelit, Zelensky tha se kryeministri i vendit Naftali Bennet po përpiqet të gjejë një mënyrë për të zhvilluar bisedime.

Zelensky tha se shpresonte që negociatat të mbaheshin në Jerusalem, pasi sipas tij ai është vendi i duhur për të gjetur paqen, nëse do të jetë e mundur.

Zelensky e ka ftuar presidentin e Rusisë Vladimir Putin për një takim kokë më kokë për të zgjidhur tensionet në Ukrainë.