Java e diplomacisë së Shtëpisë së Bardhë për tensionet në lindje, Biden nuk do ta vizitojë Ukrainën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Mars 2022, 09:55
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden pritet të udhëtojë në 23 mars drejt Brukselit për të diskutuar për luftën në Ukrainë me partnerët e Bashkimit Evropian.
Në 24 mars do të marrë pjesë në samitin e NATO-s, si dhe në shtatëshen e vendeve më të industrializuara të botës G7.
Java diplomatike e Presidentit do të mbyllet të premten me vizitën e tij në Poloni ku do të takohet me homologun polak Andrzej Duda.
Kjo është vizita e parë shtetërore e Biden në Poloni që nga marrja e detyrës në 20 janar të vitit të shkuar.
Autoritetet ukrainase e ftuan presidentin për të vizituar Ukrainën për të treguar mbështetjen e qartë për vendin, kërkesë e cila u refuzua nga Shtëpia e Bardhë.
