Aksident në Cërrik, 28-vjeçari rrëzohet me motor, në gjendje të rëndë shëndetësore

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Selitë, Cërrik ku si pasojë ka mbetur i dëmtuar një 28-vjeçar.

Policia bën me dije se aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:45, në fshatin Selitë, Cërrik, ku shtetasi E. H., rreth 28 vjeç, duke drejtuar motomjetin e tij, ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar.

Për pasojë është dëmtuar 28 vjeçari i cili u dërgua menjëherë në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.