Basha mbledh grupin parlamentar, Sula: Shpresoj të japë dorëheqjen, do i hapte rrugë bashkimit të PD
Demokratike do të vendosë sot për zgjidhjen e krizës politike. Pas kërkesave për dorëheqje nga Grupi Parlamentar dhe qëndresës së kryetarëve të degëve, Lulzim Basha ka vendosur t'i bëjë bashkë të gjitha strukturat në një mbledhje të jashtëzakonshme së bashku me kryesinë e kësaj forcë.
Ndërkohë deputeti i PD, Dashnor Sula, në një intervistë për Ora News, tha se shpreson që Lulzim Basha të ketë marrë vendimin e duhur, që sipas tij është dorëheqja e kreut të PD.
Ai tha se një vendim i tillë do i hapte rrugë bashkimit të PD.
Dashnor Sula: Kam bindje se sot do të ketë një vendim, dhe uroj që ky vendim të jetë I duhur për PD, që do të thotë tërheqja ose dorëheqja e Lulzim Bashës dhe hapja rrugë e bashkimit të PD. Mendoj se Basha përgjatë ditëve ka pasur një reflektim dhe mendoj se do të jetë një reflektim pozitiv.
Basha në mbledhjet që kemi pasur ka dëgjuar me shumë vëmendje diskutimet në grupin parlamentar të PD, dhe nuk ka pasur debate. Secili nga ne duhet të kuptojë se kush është zgjidhja më e mirë për PD.
Sula ka propozuar dhe ‘formulën’ për zgjidhjen e krizës së PD.
Dashnor Sula: Zgjidhja në PD vjen pas dorëheqjes së Bashës, krijimin e një grupi negociatorësh qoftë nga PD, qoftë edhe nga foltorja, dhe ky grup të bashkohet e të përgatitet për zgjedhje. Që të ketë një bashkim real duhet të sakrifikojnë të gjitha palët.
Nëse nuk ndodh bashkimi real I PD do të ishte një përgjegjësi historike e Bashës, Berishës dhe mbështetësve të tyre. Kam bindjen që të gjithë palët do të duhet t’I thërrasin arsyes. Shpresoj që vendimi I Bashës t’i hapë rrugë PD.
Intervistoi Anila Zyberaj, përgatiti Anila Kolgjini.
