Gërryen shtratin e lumit Vjosa për të marrë inerte, arrestohet 25-vjeçari, në kërkim shoferi i kamionit
Një 25-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi u konstatuan duke gërryer dhe marrë inerte me kamionë në shtratin e lumit Vjosa.
Blutë bëjnë me dije se në kuadër të operacionit policor të koduar "Vjosa e pastër" u bë arrestimi i E. L., 25 vjeç, banues në Adë, Fier ndërsa u shpall në kërkim u shpall A. A., 46 vjeç, banues në Hekal, Mallakastër për veprat penale "Dëmtim i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore” dhe “Ushtrim i aktivitetit të paligjshëm tregtar”.
Shtetasi E. L. është konstatuar nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur "Mollaj" ,në shtratin e lumit Vjosa, duke gërryer dhe marrë inerte me kamionë, ndërsa shtetasi A. A., pronari i kamionit, u shpall në kërkim.
Nga shërbimet e Policisë u sekuestrimi i një fadromi dhe i dy kamionëve që shërbenin për marrjen e inerteve.
Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.
