“Masakër e pakuptimtë”, Papa Françesku iu kërkon liderëve që t’i japin fund luftës në Ukrainë
Ajo që po ndodh në Ukrainë për Papa fraceskun është një masakër e pakuptimitë. Ati shenjtë në meshën e së dielës iu bëri thirrje lidervë të të dy popujve që t’i japin sa më parë fund luftës në Ukrainë.
Papa Françesku iu bëri thirrje liderëve të Rusisë dhe Ukrainës që të ndalin luftën. Ai theksoi se lufta në Ukrainë ishte një “masakër e pakuptimtë” e pajustifikuar, ndërsa e cilësoi sulmin rus të neveritshëm.
Përpara mijëra njerëzve që ishin mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit, Ati i Shenjtë u shpreh se agresioni i dhunshëm kundër Ukrainës për fat të keq nuk po ngadalësohet.
Papa Francesku shtoi më tej se kjo është një masakër e pakuptimtë ku çdo ditë po përsëriten masakra dhe mizori.
Ndërkohë mësohet se luftëtarët çeçenë janë nxjerrë nga zona e luftës, pasi kanë humbur disa qindra trupa. Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës tha se trupat, të njohura gjithashtu si Kadyrovites, ishin kthyer në Grozny, kryeqytetin e Çeçenisë, duke pretenduar se ushtarët ishin tërhequr pasi pësuan një numër të madh vdekjesh në tre javët e para të luftës.
Raportimet për trupat çeçene që merrnin pjesë në pushtimin rus të Ukrainës filluan në ditët e para të pushtimit rus më 24 shkurt.
Pretendimet nga të dyja palët në lidhje me jetët e humbura dhe vendndodhjen aktuale të trupave janë të vështira për t’u verifikuar, duke pasur parasysh zonën e kontestuar në të cilën vepronin çeçenët.
Sipas kundërzbulimit të SBU, më 13 mars, Kadirovitët u evakuuan nga territori i rajonit të Kievit nëpërmjet Bjellorusisë dhe më tej nga ajri në Çeçeni.
