Oficeri ukrainas thirrje Biden dhe Macron: Kishit premtuar ndihmë, na jepni atë
Në një video e një oficeri policie në Mariupol, po bën xhiron e rrjetit.
Oficeri, Michail Vershnin, i është drejtuar presidentit Joe Biden dhe Emmanuel Macron, duke thënë se qyteti i tij është “fshirë nga faqja e dheut”.
Në një video që ka ndarë në rrjetet sociale, ai tha se liderët kanë premtuar se duhet të ndihmojnë Ukrainën dhe sipas tij premtimin duhet ta mbajnë.
“You have promised that there will be help, give us that help.”
— Bloomberg Quicktake (@Quicktake) March 19, 2022
A police officer in the besieged Ukrainian city of Mariupol issued a direct appeal for help to President Biden and President Macron on Friday pic.twitter.com/5fA2DHJ5CG
“Fëmijët, të moshuarit po vdesin. Qyteti është shkatërruar dhe është fshirë nga faqja e dheut”, tha ai në rusisht në videon e filmuar të premten. Ju keni premtuar se do të ketë ndihmë, na jepni atë ndihmë. Biden, Macron, ju jeni udhëheqës të mëdhenj. Bëhuni ata deri në fund”,-tha ai.